Saturday, January 20, 2007

Kukumi Movie - Part 3

Kukumi ("The Kukum") - Part 3
Kosova movie directed by Isa Qosja
Censored version

In the censored version, it is not shown how Kukumi in the end dies in a misunderstadings situation involving KFOR.

Cast:
Luan Jaha (Kukum), Anisa Ismaili (Mara), Donat Qosja (Hasan), Yllka Gashi, Shkumbin Istrefi etc.

Regione del Veneto Award - Venice Film Festival (2005)
Special Jury Award - Sarajevo Film Festival (2005)
Special Jury Award - Sofia Film Festival (2006)



If you cannot see video, you may need to install the latest flash player plugin that you can get for free from www.macromedia.com. For best video experience, broadband internet connection of 256kb or higher is recommended. Please note, video hosting and streaming is provided by third party and we have no control should there be temporary fault with playing videos. For any other issues related to any of the videos here, please do not hesitate to drop a comment.

Leni komentin tuaj me poshte!

1 Comments:

Anonymous Metropol said...

Filmi "Kukumi" i regjisorit kosovar Isa Qosja, i pari film kosovar që prej vitit 1999,me skenar të Mehmet Krajës, është prezantuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që zhvillohet këto ditë në Sarajevo (Bosnjë-Hercegovinë). Filmi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe të kritikëve, të pranishëm në këtë festival. Subjekti i filmit merr shkas nga ngjarjet në Kosovë, në vitet e luftës kundër mizorive serbe dhe pas saj. Filmi "rrëfen" historinë e tre të sëmurëve mendorë, të cilët kanë humbur dhe janë larguar nga azili, ku mbaheshin për kurim, pas kolapsit që krijoi shpërbërja e Serbisë.

Regjisori Isa Qosja, i cili nuk kishte realizuar asnjë film për 17 vite me rradhë, ka deklaruar në konferencën për shtyp se "Kukumi" ishte një mënyrë për të treguar, se si vitet e shumta të konflikteve etnike, kanë dehumanizuar banorët e rajonit. Filmi i Qosjes është shfaqur në mbrëmjen e datës 24 gusht, në Festivalin e Filmit të Sarajevos, duke përbërë këshut një eveniment jo vetëm në jetën artistike të regjisorit kosovar, pas 17 vitesh distance nga kinemaja, por në të njëjtën kohë edhe për vetë filmin, i cili ka shënuar në këtë mënyrë premierën e parë botërore për të.

"Ndjeva shumë ankth gjatë viteve të para të kësaj 'tornadoje', si edhe një lloj dehumanizimi të njerëzve, të cilët nuk kuptonin dhe nuk ndihmonin njëri-tjetërin. I gjithë filmi është nje metaforë. Liri do të thotë kur ju ndihmoni dikë dhe kur ju i kuptoni të tjerët", ka thënë në konferencën për shtyp regjisori kosovar. Të tre karakteret kryesore, të cilët interpretohen nga aktorë kosovarë, janë dy burra dhe një grua: Kukumi, Hasani dhe Mara. Megjithëse kanë dalë nga një azil, të shtruar pasi vuanin nga sëmundje mendore, shpesh herë ata të japin përshtypjen se janë më llogjikë se shumë të tjerë njerëz "normalë", në lidhje me jetën, në Kosovën e pastluftës, të mbushur plot me tensione etnike, burokratët e Kombeve të Bashkuara dhe trupat e huja, të cilat kanë "pushtuar" vendin. Por një keqkuptim me forcat e NATO-s, shtron çështjen se personazhetkryesore ndjeheshin shumë më mirë brenda në azil, se jashtë tij. "Roli i trupave të NATO-s në Kosovë ka patur pozitivitet, por në disa raste edhe pasoja negative. Unë nuk arrijtë kuptoj rolin e tyre në ditët tona; ai është krejtësisht i paqartë", ka thënë Qosja

E ardhmja e pasigurtë...

Në këtë konferecë për shtyp, Qosja, i shoqëruar edhe nga njëri prej protagonistëve aktori Luan Jaha, ka nënvizuar se problemet në Kosovë, në një farë mënyre, shkaktohen edhe prej faktit se ka një pasiguri për të ardhmen. Kosova vazhdon të jetë de jure pjesë e serbisë. Si qeveria serbe ashtu edhe minoriteti serb që jeton në Kosovë, kundërshtojnë me forcë pavarësinë e Kosovës. Bisedimet për statusin final të Kosovës priten të fillojnë në fund të këtij viti ose në fillimet e vitit 2006, por që do të kushtëzohen nga progresi në përmbushjen e standadeve për të drejtat e njeriut, që komuniteti ndërkombëtar i ka vënë si kusht qeverisë aktuale të Kosovës. "Çdo gjë është e paqartë dhe kjo shoqërohet me një gjendje të turbullt shiprtërore të njerëzve", kë nënvizuar Qosja, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve në konferencën për shtyp. Nëpërmjet një skenari të thjeshtë dhe dialogjeve konçize, regjisori Qosja ka portretizuar tensionet midis njerëzve, të cilët braktisën Kosovën gjatë sundimit serb dhe luftës mizore dhe atyre, të cilët e kaluan këtë tmerr në Kosovë. Karakteret kryesore duken sikur më lehtë pranojnë të largohen të pashqetësuar në zona të pabanuara, se sa të udhëtojnë në makina, përgjatë komionëve të braktisur, që ngjajnë si lumenj makinash të braktisur apo të kthejnë diçka të rastësishme në shtëpi të tyren. Regjisori kosovar kosovar nuk ka harruar të verë në dukje edhe vështirësitë e mëdha, me të cilët u përball në gjetjen e fondeve për xhrimin e filmit, në një vend si Kosova, të cilës i mungojnë edhe nevojat më imediate, madje edhe shërbimi shëndetësor. Aktualisht, autoritetet zyrtare të Kosovës kanë aprovuar një buxhet prej 600 mijë eurosh. Kompania kroate filmike "Jadran Film" u ka dhënë të gjitha paisjet e xhrimit, ndërsa kasti i aktorëve, të gjithë shqiptarë, së bashku me regjisorin Qosja nuk kanë punuar pa asnjë shpërblim financiar. "Kukumi" është një pretendent kryesor për të fituar çmimin për filmin më të mirë rajonal, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë.

Leonard Olli

Gazeta Metropol
August 2005

20 January, 2007 18:26  

Post a Comment

<< Home